Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kategoria Superiore, “plas” në Elbasan/ Presidenti i Vllaznisë, Xhaferi, grushte arbitrit pas ndeshjes

schedule23:23 - 29 Gusht, 2026

schedule 23:23 - 29 Gusht, 2026

Shpërthimi erdhi shumë shpejt. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, goditi me grusht arbitrin e katërt të ndeshjes në Elbasan, Egli Spahiu. Kjo, pas përfundimit të sfidës në barazim 1-1, dhe numri 1 shkodran ishte I nervozuar në kulm duke akuzuar arbitrat për anulimin e dy golave të skuadrës së tij. Fillimisht, këtë e njoftoi zyrtari I Federatës Shqiptare të Futbollit, Klajdi Kola, ndërsa më pas vetë institucioni e konfirmoi.

Federata doli me komunikatë zyrtare duke dënuar veprimin e Xhaferit, duke theksuar se mund të ketë debate, por që nuk mund të arrihet deri këtu. Gjithsesi, klubi shkodran akuzoi arbitrat për favorizim të vendasve në barazimin 1-1 në “Elbasan Arena”, dhe presidenti botoi një mesazh në rrjetet sociale.

Xhaferi akuzoi zyrtarët në sallën VAR për anulimin e padrejtë të golave, dhe deklaroi se kur gabimet bëhen standard kemi të bëjmë me një sistem.



Pra, një sistem në dëm të Vllaznisë. Pritet vendimi I Disiplinës për presidentin shkodran. Murataj kaloi Vllazninë në epërsi në pjesën e parë dhe Hebaj barazoi pas pushimit.

Në ndeshjen tjetër të javës së dytë, Laçi arriti një fitore tepër të rëndësishme në fushën e Partizanit me rezultatin 2-1. Të dy golat për kurbinasit u shënuan nga Bibo në sfidën e luajtur në Rrogozhinë, ndërsa të kuqtë shkurtuan diferencën fare në fund. Laçi kryeson renditjen provizore të Superligës me 4 pikë pas dy ndeshjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!