Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë/ Pamjet nga banesa, 6 pjesëtarë të familjes në spital, njëri prej tyre niset drejt Tiranës

schedule21:25 - 29 Gusht, 2026

schedule 21:25 - 29 Gusht, 2026

Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe në Lezhë ka shkaktuar plagosjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në banesën në pronësi të Saimir Kolës, në një moment kur familjarët ndodheshin të mbledhur së bashku.

Në rrethana ende të paqarta, bombola e gazit ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të shumta në banesën dykatëshe. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr në momentin e shpërthimit, ndërsa gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Kryefamiljari është dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e djegieve.

Dy gra dhe dy fëmijë kanë marrë gjithashtu lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!