Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan e ka gjetur “numrin 9”/ Venezia bie në “San Siro” me gol nga Goncalo Ramos

schedule13:16 - 29 Gusht, 2026

schedule 13:16 - 29 Gusht, 2026

A thua do t’ua japin sërish kënaqësinë tifozëve?

Nuk është se Milani ka harruar sesi dilet kampion në Itali, pasi titulli I fundit u fitua vetëm 4 vjet më parë, por gjithsesi këto kohë respekti për vetveten sikur ka rënë ndjeshëm.

Interi është cilësuar skuadra më e fortë në Serinë A, dhe Napoli ka dalë dy herë kampion, ndërsa kuqezinjtë u turpëruan sezonin e kaluar pasi nuk arritën dot as Championsin.



Ndoshta, mund të thuhet “vit I ri, fat I ri”.

Shtatë herë kampionët e Europës mundën 2-0 Venecian në “San Siro” në javën e dytë të kampionatit, duke pasur tani 6 pikë të plota.

Aspak keq si nisje, për më tepër që suksesi I parë u arrit në fushën e vështirë të Torinos.

Heroi I mbrëmjes përpara mbi 75 000 spektatorëve ishte sulmuesi portugez, Gonsalo Ramos, autor I të dy golave.

Jo më kot për të u thye rekordi I klubit në transferimin e një lojtari me 74 milionë euro për Paris SG.

Ylli 25-vjeçar, dy herë radhazi kampion I Europës me parizienët, mund të jetë numri 9 që po kërkohet për kaq shumë kohë.

Milani ka në stol një tjetër portugez, trajnerin Ruben Amorim, që ka qenë edhe tek Mançester Junajtid, e ndoshta ai mund të risjellë në “San Siro” stilin ofensiv të dikurshëm, e sidomos trofetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!