Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Protesta, nga faktorë të jashtëm”, Beqiri: Vendi ka kohë që është pa opozitë

schedule23:38 - 29 Gusht, 2026

schedule 23:38 - 29 Gusht, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke thënë se qeveria e re e Edi Ramës ka nisur të fokusohet në përmirësimin e pjesëve të qeverisjes ku ka mangësi.

Avokati tha se vendi prej kohësh është pa një opozitë të fortë dhe se protestat mund të shërbenin për të plotësuar këtë vakum.

Beqiri ngriti gjithashtu pretendimin se protesta nuk lindi si një faktor shqiptar, por u diktua nga faktorë të jashtëm, të cilët sipas tij nuk duan të mirën e opozitës dhe të qeverisjes.

“Rama ka filluar me qeverinë e vet të arrijë të përmirësojë atë pjesë të qeverisjes që kanë mangësi dhe, në një farë mënyre, nuk e bëjnë entuziast Shqipërinë dhe shqiptarët që do shkojmë në BE me kritere të plotësuara plotësisht, apo do shkojmë atje thjesht për koniunkturë dhe situatë ku ndodhet Europa.

Vendi ka kohë që është pa opozitë dhe protesta do të ishte mirë të plotësonte këtë vakum. Protesta nuk lindi si faktor shqiptar, por u diktua nga faktorë të jashtëm që nuk duan të mirën e opozitës dhe qeverisjes. Ishin kundër qeverisjes kur vendi po mbyllte kapitujt në BE dhe, në një situatë të tillë, progresi donin ta pengonin integrimin e vendit në BE.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!