Milani nuk ia ka dalë të fitojë sot ndaj Sampdorias dhe ka humbur shumë terren në garën për titullin kampion. Skuadra e Ranieri mori një barazim me shifrat 1-1. Golat u shënuan nga Quagliarella dhe Hauge. Pjesa e parë nisi me lojën e mirë të Sampdorias, duke e rrezikuar disa herë portën e Milanit, po pa arritur të goli. Në fund të pjesës së parë kuqezinjtë e morën disi veten.
Me nisjen e së dytës Milani kontrolloi lojën, por pa krijuar raste të rrezikshme. Në minutën e 57 kuqezinjtë bënë një gafë fatale në mbrojtje. Një pasim të pallogaritur mirë e arrin Quagliarella, i cili tund rrjetën me një parabolë shumë të bukur dhe i jep avantazhin Sampdorias.
https://streamable.com/23416y
Kjo e fundit dy minuta pas golit u godit nga kartoni i kuq i Adrien Silva, i cili u ndëshkua me dy të verdhë. Pas këtij episodi e gjithë ndeshje foli për Milanin. Kuqezinjtë ushtruan presion në portën e Sampdorias dhe përpjekjet iu shpërblye në minutën e 87, aty ku Hauge lëvizi bukur dhe tundi rrjetën, duke barazuar ndeshjen.
https://streamable.com/y3foto
Në minutat e mbetura kuqezinjtë u përpoqën të barazojnë, por ishte e pamundur dhe marrin një pikë, që nuk i vlen aspak për garën për titullin kampion. Tashmë Interi është 5 pikë përpara, me dy ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër Milani nëse vazhdon me këto ritme rrezikon pjesëmarrjen në Champions League. /abcnews.al