Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Çështja e Ligjit për Zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

schedule21:14 - 2 Prill, 2021

schedule 21:14 - 2 Prill, 2021

Kryetari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi në mbledhjen e zhvilluar, deklaroi se seanca për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet nga ora 21:30.

Partitë opozitare të cilat janë shprehur kundër ndryshimeve të përshpejtuar në këtë ligj, u larguan nga mbledhja.

Lexo edhe: Kreu i LDK-së: Nëse Kurti nuk tërheq projektligjin, e dërgon vendin në zgjedhje



Gjithashtu kritika ndaj këtij propozimi ka pasur edhe nga PDK’ja.

Ndërsa Enver Hoxhaj është shprehur se kryeministri Kurti “i verbëruar nga pushteti dhe i vetëvaksinuar, po kërcënon e po shantazhon me zgjedhje të reja”.

Më herët LDK, në një konferencë për mediat paralajmëroi se nuk do jetë pjesë e seancës për votim të presidentes, në rast se nuk tërhiqet propozimi për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Ndërkohë ushtruesja në detyrë e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , Mimoza Kusari -Lila tha se seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, por vetëm me ndryshimet për Ligjin për Zgjedhjet.

Në një komunikim për mediat në Kosovë pak para nisjes së seancës, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është ajo që po e dërgon vendin në zgjedhje siç edhe u pretendua nga kreu i LDK-së.

“Seanca është e thirrur për Ligjin e Zgjedhjeve, jo për votim të presidentit. Vetëvendosje nuk po e dërgon vendin në zgjedhje, po e kryen një obligim për një premtim të cilin e kemi dhënë”, deklaroi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!