Në ditët e fundit është përfolur shumë në mediat angleze për një largim të mundshëm të Jorginhos nga Chelsea. Mesfushori me origjinë braziliane por që luan për Italinë deklaroi se e ka marë malli për qytetin dhe klimën e Napolit dhe kaq mjaftoi për të ndezur merkaton.
Gjithsesi, është pikërisht agjenti i lojtarit, Joao Santos, i cili ka sqaruar të gjithë situatën e krijuar nga ajo deklaratë. “Jorginho ka një kontratë dy-vjeçare me Chelsean. Ai është fokusuar në sezonin aktual dhe tek Euro 2020. Gjithashtu, kërkon të luajë dhe në Kupën e Botë në Katar. Mund të them se nuk do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit, 100%”, deklaron agjenti.
“Rinovimi me londinezët? Nuk është momenti tani, do të flasim për këtë pas disa muajve”, përfundon Santos. Kujtojmë që është përfolur shumë ribashkimi i Jorginhos me Maurizion Sarrin pikërisht te Napoli, ku pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë tek italianët gjatë verës. /abcnews.al