Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qazim Laçi, një hero në humbje/ Mesfushori kuqezi realizon gol në duelin e Superligës turke

schedule11:48 - 17 Tetor, 2026

schedule 11:48 - 17 Tetor, 2026

Është një luftëtar i vërtetë. Qazim Laçi mund të mos e ketë klasin për një Premier Ligë apo La Ligë, veçse kudo ku ka luajtur ka lënë gjurmë dhe këtë po e bën edhe në Turqi.

Në sezonin e dytë me Rizesporin në Superligën e këtij vendi, ai shënoi golin e dytë në 8 javë kampionat deri tani. Kjo ndodhi në ndeshjen në fushën e Çorumit, edhe pse në fund rrjeta e shqiptarit nuk vlejti për rezultat, sepse vendasit fituan 2-1.

Laçi ishte shumë aktiv, goditi shtyllën, dhe pati raste të tjera, ndërsa e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 32-të. I dha avantazhin e merituar të vetëve me shifrat 1-0, që për fat të keq nuk u mbajtën deri në fund.



Rizespor, i nxitur edhe nga shqiptari, por edhe nga të tjerët, bëri më shumë sesa Çorumi, me 14 gjuajtje ndaj 9, por saktësia nuk ishte e duhura. Kjo bëri që skuadra vendase ta kthente rezultatin në 2-1, me nga një gol në çdo pjesë loje.

Për Laçin, kjo ishte rrjeta e dytë në këtë kampionat, pas asaj që shënoi që në javën e parë, dhe penalltia e tij i dha fitoren 1-0 Rizesporit në stadiumin e Konjasporit. Ekipi i shqiptarit është në mesin e tabelës në Superligën turke, me 10 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!