Relatori i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për fletën e votimit do të jetë anëtari KQZ, Koli Bele. Shorti për përzgjedhjen e relatorit u hodh ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.
Një ditë më parë PS ankimoi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të miratuar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në të cilën kandidatët identifikohen me emra.
Kjo kërkesë nuk u mirëprit nga socialistët të cilën e kishin paralajmëruar që më herët ankimimin në rast se do të përzgjidhej kjo fletë. PS kërkon fletë votimi me numra, për të cilën nuk është dakord Partia Demokratike./mv.abcnews.al