Morën vaksinën AstraZeneca, konfirmohen 30 raste të reja me mpiksje gjaku në Britani

schedule09:00 - 2 Prill, 2021

schedule 09:00 - 2 Prill, 2021

Rregullatorët britanikë kanë identifikuar 30 raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca .

Por pavarësisht raportit,  zyrtarët shëndetësorë ende besojnë në përfitimet e vaksinës për parandalimin e Covid-19  dhe kanë inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Disa vende kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca pas raporteve të mpiksjes së gjakut.

Më 18 mars, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte raportuar 5 raste të një mpiksje të rrallë gjaku në tru midis 11 milion të dozave të administruara.

Sipas të dhënave, 22 raste ishin trombozë e sinusit venoz cerebral, një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë e mpiksjes së gjakut në tru dhe tetë persona kishin raportuar trombocite të ulëta të gjakut nga  18.1 milion doza të dhëna.

‘Deri në 24 Mars, ne kemi marrë 22 raporte të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) dhe 8 raporte të raste të personave që kishin trombocite të ulëta, nga 18.1 milion doza të administruara të vaksinës AstraZeneca. Nuk kishte raporte për vaksinën Pfizer / BioNTech.

Në fillim të kësaj jave zyrtarë shëndetësorë në Frankfurt raportuan 31 raste të trombozës venoze të sinusit cerebral (CSVT) nga 2.7 milion njerëz të vaksinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!