Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për herë të parë për një meritë të madhe të kryeministrit në ikje si e quajti ajo Edi Ramën.
E ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Jorida Tabaku deklaroi se Edi Rama ka një meritë të madhe për rritjen e skepticizmit dhe zhgënjimit të njerëzve tek politika dhe vrasjen e shpresës.
Deklarata e Tabakut u bë kur ajo foli për tranzicionin që ka përfshirë vendin tonë për 30 vite.
“Kryeministri aktual në ikje ka një meritë të madhe për rritjen e skepticizmit dhe zhgënjimit të njerëzve tek politika dhe vrasjen e shpresës. Sepse erdhi më një propagandë shumë të madhe për të sjellë mrekullinë ndërkohë që soli vetëm propagandën dhe asgjë më shumë.
Fatkeqësisht pas 30 vitesh diskutojmë akoma se kur do të përfundojë tranzicioni dhe a kemi demokraci apo jo,” deklaroi mes të tjerave Jorida Tabaku në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al