Një grup eurodeputetësh të mbërritur në Shqipëri për komitetin e stabilizim-asociimit shkuan sot në Zvërnec së bashku me deputetë shqiptarë të mazhorancës dhe opozitës.
Në vizitën në Manastirin e Zvërnecit, Jorida Tabaku nisi të fliste për debatin mbi projektin e investimit turistik në Zvërnec.
Por deputetja e PD dështoi në misionin e saj, pasi kleriku i manastirit e ndërpreu, duke i kujtuar të mos bëjë politikë në kishë.
“Unë ju falenderoj, por brenda ambienteve të kishës, deklarime të tilla nuk bëhen”, tha prifti./abcnews.al

