Juventus merr një tjetër goditje sot. Klubi bardhezi ka njoftuar sot se Leonardo Bonucci është infektuar me koronavirus në grumbullimin me Italinë për eliminatoret e Katar 2022.
Lajmin e njofton Juventusi, që tregon se mbrojtësi është testuar menjëherë me mbërritjen në klub dhe ka rezultuar pozitiv, pa simptoma të theksuara.
Lojtari tashmë është izoluar në shtëpinë e tij. Infektimi i Bonuccit vjen pas atij të Demiral, dy goditje radhazi për Pirlon, që ka vuajtur shumë mungesat në këtë sezon të Serie A. /abcnews.al