Partizani synon fitoren ndaj Flamurtarit

schedule11:40 - 21 Shtator, 2018

schedule 11:40 - 21 Shtator, 2018

Partizani respekton Flamurtarin, por kërkon suksesin në ndeshjen e sotme në Superligë. Trajneri Gega, gjithsesi, ende ka rezerva për lojën e skuadrës së tij.

Rezultatet nuk janë për t’u hedhur poshtë, veçse diçka nuk shkon.

Partizani këtë vit është vërtetë në vendet e larta të renditjes së Superligës, fare pranë kreut, veçse nuk ka bindur plotësisht me lojë.

Për më tepër, sot do të luajë një nga ato që quhen “ndeshje të së vërtetës”, ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”.

Vlonjatët sikur u dukën më të vegjël pas humbjes me Skënderbeun.

“Besoj se do ta kalojnë atë humbje. Në Tiranë do të vijnë me qëllim kryesor, që të marrin maksimumin. E dimë forcën e Flamurtarit. Besoj se ësshtë një ekip shumë i mirë, por e dimë dhe forcën tonë dhe kemi vetëm një qëllim ditën e nesërme. Për ne është një gjë e madhe të kthehen tifozat. Partizani vetë nga natyra është shumë i lidhur me tifozët”, tha trajneri Skënder Gega.

Problemi më i madh për Partizanit duket se është mungesa e golit, me vetëm dy rrjeta në katër ndeshje.

“Besoj se Partizani po konsolidohet, qoftë në logjikë, qoftë në koncept apo në lojën me njëri-tjetrin. Është vetëm java e katërt ka kaluar. Shumë njerëz thonë që është faza e 7-8 ku duhet shikuar. Çdo gjë bëhet për të shënuar”, tha Gega.

Gjithsesi, atmosfera është shumë më e qetë se vjet, dhe grupi më i bashkuar.

Një nga lojtarët më të mirë, Esat Mala, e thekson këtë.

“Ky Partizan tani është një grup shumë i mirë. Të  gjithë çcuant janë të bashkuar dhe janë në harmoni të veçantë. Mendoj se Partizani në çdo ndeshje futet për  të marrë 3-pikësh dhe ky është objektivi i çdo ndeshjeje”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!