Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,724 raste të reja me koronavirus si dhe 65 viktima.
Siç bënë të ditur autoritetet e shëndetit në vend, brenda një dite u shtruan në spitalet Covid edhe 456 pacientë të tjerë. Kurse, të nga të infektuarit për sot, 773 raste u zbuluan në Atikë, 178 në qendër të Athinës dhe 241 raste në Selanik
Numri i përgjithshëm i rasteve është 255,755 (ndryshimi ditor + 0,7%), nga të cilat 51.5% janë burra. Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,945 vdekje. 95.7% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 738 (63.6% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. Mosha mesatare e rasteve është 44 vjeç ndërsa mosha mesatare e rasteve fatale është 79 vjet. sb/abcnews.al/