Nga Kruja, Edi Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vendosur një kukull atje dhe e drejton me telekomandë nga Lalzi”. Më pas Edi Rama iu rikthye edhe njëherë krahasimeve mes kandidatëve të tij me të PD-së dhe sulmeve të aleatëve të Lulzim Bashës.
“Po kur futen te FB im thonë na lodhe, por përse u lodhe? Të futa me zor unë, ik, ik e ke kollaj fare, por shiko interesin tënd jo të gomarit që fle gjumë, për interesin tënd duhet gomar që të bën punë, të mban drutë, jo që të lë rrugëve, që të mos llogarisim pastaj që është një dardhë kjo e PD-së këtë radhë, që e ka bishtin mbrapa, por një bisht si gjarpër.
Po hajt se Saliun e duan këta, por Iliri dhe Monikën nga mbrapa, ku bëhet punë, unë e di se cfarë kam heq, por kanë ikur fare, pasi njeriu me vite ose përmirësohet ose….
Po Gon Duka? Ka qenë ministër Bujqësie në shekullin e pestë para erës sonë, prapë Gon Duka, por cfarë do të bëjë? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila? Po Nard Ndoka, megjithëse ai duket më i mirë nga të gjithë ata, filozof të paktën. Që të mos vazhdoj me të tjerët. Ne kemi të metat dhe gabimet tona.
Po ne kemi Milvën, ata kanë Palokën, po votohet Paloka, cfarë do të bëjë? A po, në Krujë do të rritet konsumi i rakisë dhe paçes. Mund të krahasohet Paloka me Milvën? Nuk ka shans. Ai pjesën më të madhe të kohës është i dehur” tha Rama./ db/ Abcnews.al