Janë mbyllur tre ndeshjet e javës së 18 të Kategorisë së Parë në grupin B. Në Berat Tomori mori një fitore të madhe ndaj Egnatias me shifrat minimale 1-0, duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme, që hapin garën për një vend në Superiore, pasi diferenca me Egnatian shkon në ‘-3’.
Penalltia e Cankës në minutën e 45 vendosi fatet e ndeshjes më të fortë të ditës së sotme në të Parën. Ndërkohë, edhe Pogradeci arriti një fitore të rëndësishme me Turbinën dhe arriti të mbajë ritmin e Tomorit e të ngushtojë diferencën me rrogozhinasit kryesues.
Autogoli i Topllarit në minutën e 67 dhe penalltia e shënuar nga Jahaj në minutën e 84 vendosën gjithçka. Besa arriti të fitojë ndaj Elbasanit me përmbysje. Në minutën e 49 Da Lima kaloi verdheblutë në avantazh, por Besa përmbysi me golin e Kacbufit dhe penalltinë e Lila në shtesë.
U luajt edhe në Kategorinë e Dytë, ku zbriti në fushë grupi A. Shkumbini vazhdon të jetë në nivel tjetër këtë sezon, teksa mundi në shtëpi 6-0 skuadrën e Mirditës. Fitore të thellë arriti edhe Shënkolli ndaj Klosit me shifrat 4-0. Më poshtë shfaqen gjithë rezultatet e ndeshjeve të sotme. /abcnews.al