Dita e katërt e protestës ka qenë sërish e dhunshme nga studentët.
Aktualisht, ata janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek Kryeministria.
Në drejtim të policisë u hodhën gure dhe sende, ndërsa efektivët përdorën ujë për të larguar protestuesit dhe për të shpërndarë turmën.
Bulevardi duket i ndarë në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi ka mbuluar zonën./abcnews.al


