Një grua ka humbur jetën në Kamëz, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Sipas të dhënave paraprake, dyshimet e para janë se gruaja mund t’i ketë dhënë fund jetës, por shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi shkaqet dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.


