Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, 11 persona mbeten të lënduar.
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës, nga të lënduarit, 6 janë protestues, mes tyre 3 të mitur, 3 janë efektivë policie, ndërsa 2 janë kalimtarë të rastit.
Aktualisht, në urgjencën e SUT-së ndodhen 2 protestues, të cilët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. Po ashtu, në urgjencë ndodhet edhe një efektiv policie, i cili raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.


