Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mianmar, 16 të vrarë gjatë protestave të shtunën

schedule08:37 - 27 Mars, 2021

schedule 08:37 - 27 Mars, 2021

Forcat e sigurisë në Mianmar  kanë vrarë të paktën 16 protestues të shtunën, ndërsa udhëheqësi i juntës tha se ushtria do të mbrojë njerëzit dhe demokracinë.

Protestat në Mianmar vazhdojnë që prej datës 1 shkurt, kur ushtria e fuqishme e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë.

“Kjo që ndodhi sot është e turpshme,” tha një zëdhënës i CRPH, një grup anti-junta i ngritur nga ligjvënësit e rrëzuar.

“Gjeneralët ushtarakë po festojnë Ditën e Forcave të Armatosura pas vrasjes së 300 civilëve të pafajshëm,” tha ai, duke dhënë një vlerësim të gjendjes që kur protestat shpërthyen për herë të parë në vend.

E dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara për Mianmar, Christine Schraner Burgener, tha se ushtria ishte kthyer kundër qytetarëve të saj.

“Gratë, të rinjtë dhe fëmijët kanë qenë në mesin e të vrarëve,” tha ajo në një deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!