U merrte para qytetarëve duke thënë se do i punësonte, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

schedule08:22 - 26 Mars, 2021

schedule 08:22 - 26 Mars, 2021

Tiranë – Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet për mashtrim. Sipas policisë i arrestuari është identifikuar si A.H 27-vjeç.

Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik. E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!