Ulsi Manja, i gjashti në listën e qarkut të Tiranës vijon fushatën në kryeqytet për të bindur votuesit, të cilët do u drejtohen kutive të votimit në 25 prill. Ditën e sotme, ai postoi një rrjetet sociale një video nga një takim, sipas tij me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Takimi u zhvillua në kinemanë e Laprakës ndërsa tema ishte reforma në drejtësi.
“Takim bashkëbisedues me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë më të re në Laprakë, për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri. Kinema “MAKS VELO” shkruan Manja.
Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” ka reaguar duke shkruar se studentët bëjnë mësim online në universitet, ndërkohë që pasdite i thërrasim në takim partie fizik.
“Nderkohe qe studentet bejne mesim online ne Universitet, pasdite i therrasim ne takim partie fizik. Madje meqenese jane te drejtesise, u mesojme edhe se si shkelet Kodi Zgjedhor duke perdorur asetet publike ne favor te nje kandidati” thotë Xhemollari, teksa universitetet vijojnë që të jenë të mbyllura dhe mësimi bëhet online me argumentin e parandalimit të përhapjes së koronavirusit./ db/ Abcnews.al