Ka përfunduar seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.
Glauk Konjufca, i emëruar Kryetar i Kuvendit në Kosovë, gjatë fjalës së tij në këtë seancë deklaroi se deputetët do të jenë të gjithë të barabartë, ndërsa u zotua të kryejë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim.
Lexo edhe: Konjufca u emërua kryetar i Parlamentit, Kurti: Pres ftesën si mandatar i qeverisë së ardhshme
Gjithashtu ai u shpreh falënderues për besimin e treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Zotohem që do ta kryej detyrën me nder dhe përkushtim. Për mua do të ketë vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, sepse kështu jemi. I falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa votuar ata , as në nuk do të ishim këtu”, përfundon Konjufca ndërsa shton se në një njoftim të dytë do të behet me dije se kur do të mbahet seancë për mbledhjen e qeverisë”, tha ai.
Lexo edhe: Zgjidhen nënkryetarët e legjislaturës së VIII-të në Kuvendin e Kosovës
Ndërkohë në këtë seancë janë zgjedhur edhe nënkryetarët.
Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala./i.k/abcnews.al/

