Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Suarez dhe Oblak nderojnë Atleticon, “El Pistolero” ndërron prefiks

schedule20:27 - 21 Mars, 2021

schedule 20:27 - 21 Mars, 2021

Një gol i Luis Suarez i dhuroi fitoren 1-0 Atletico Madrid kundër Alaves. Ekipi i Diego Simeones iu fal rrjetës së sulmuesit uruguaian për të siguruar tre pikë të rëndësishme për objektivin titull.

Miqtë rezistuan mirë në fraksionin e parë të sfidës, por u thyen në minutën e 52-të. Kros i Trippier nga e djathta dhe finalizim me kokë i “El Pistolero”, i cili realizoi golin numër 500 në karrierë.

Alaves pati një shans të artë për të barazuar takimin në minutën e 86-të. Penallti për miqtë, ekzekutimin e mori përsipër Joselu, por Jan Oblak kreu një pritje fantastike.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur skuadrën “Colchoneros” në kuotën e 66 pikëve. Atletico vijon të kryesojë La Liga me 6 pikë më shumë se Real Madrid dhe 7 mbi Barcelonën, që luan sonte në fushën e Real Sociedad.

Në ndeshjet e tjera ranë në sy fitore identike të Valencias dhe Villareal. Të dy skuadat mposhtën në fushtat e tyre me rezultatet 2-1 Cadiz dhe Granadën. Getafe dhe Elche ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!