KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD për kandidatët shtesë, caktohet data dhe relatori

schedule20:14 - 20 Mars, 2021

schedule 20:14 - 20 Mars, 2021

Ditën e martë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë seancën për shqyrtim të kërkesës ankimore të Partisë Demokratike në lidhje me vendimin e KQZ për të hequr kandidatët shtesë nga lista. Vendimi është marrë ditën e sotme ndërsa është caktuar edhe relatori i çështjes i cili do të jetë Elvis Çefa.

“Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike iu drejtua Komisionit të Ankimeve të Sanksioneve me kërkesën për të rrëzuar vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 78 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë. KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!