Zgjedhjet 25 prill, Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit

schedule14:38 - 20 Mars, 2021

schedule 14:38 - 20 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në vijim të fushatës elektorale ka prezantuar skuadrën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Kukës.

Kryesocialisti në këtë takim është shprehur se të tre emrat e kandidatëve janë të rinj dhe ambicija e tyre është që pas datës 26 prill të punojnë fort për objektivat e vëna vetes dhe jo të largohen.

Rama ndër të tjera ka deklaruar se së shpejti do të hapet dhe aeroporti i Kukësit dhe sipas tij është caktuar dhe data kur do të ulet avioni i parë në këtë qytet.

Petriti është në të gjithë rrethin e njohjes së tij një model Petriti e priti me kënaqësi dhe dyzim ftesën për tu bërë pjesë e skuadrës dhe dyzimi lidhet me një fakt që ma bëri me dije për një fakt se sa do ti vlejë Tropojës përfshirja e tij, sa do të jemi ne në gjendje që të bëjmë më shumë për Tropojën ndryshe skam pse të përfshihem për të zhvilluar dhe për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Të rinjtë dhe të rejat duhet të ndihen zot në shtëpinë e tyre dhe  në Tropojë të gjithë duhet të jenë krenar për atë që ajo ofron si kushte për të gjithë familjen. Më vjen mirë që pjesë e skuadrës është dhe Gerta si një shembull që dashuria për vendlindjen dhe ambicija për të ndikuar në vendin për prej nga vjen. Gerta vjen në vendlindjen e vet për të vlerësuar potencialin e Kukësit dhe të skuadrës sonë.

Unë kam shumë besim se e ardhmja e Kukësit është turizmi dhe me aeroportin që do të hapë dyert së shpejti, ku ne kemi caktuar dhe një datë për të ulur avionin e parë në qytet dhe për të bindur ato që më kanë sharë nga Londra. Shumë mund të thonë se c’na duhen aeroportet dhe portet se duam bukë. Shqiptarët që nga koha e Skëndërbeut nuk ka vdekur për bukë, por nëse do i referohemi si metaforë për mirëqenien.

Aeroportet sjellin investime, krijon kushtet që gjithkush do që të ekplorojë bukuritë e Kukësit apo të shijojë klimën e jashtëzakonshme të të gjithë kurorës këtu, por ndërkohë një gjë e tillë nxit edhe ekonominë, punësimin është gjëja më e thjeshtë dhe më e kuptueshme. Populli shqiptar ka një shpreh se nuk ka qorr më të madh se ai që i ka sytë në ballë dhe nuk do që të shikojë.

Më vjen mirë që në këtë skuadër të vogël kemi dhe një djalë nga Hasi i cili me kurajo dhe me ambicije dhe mbi të gjitha me shumë sens përgjegjshmërie është bërë pjesë e skuadrës për të dhënë kontributin e tij.

Këtu nuk vijmë për tu zhdukur me datë 26 por vijmë për të çuar përpara një punë që kemi nisur”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!