Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule10:51 - 20 Mars, 2021

schedule 10:51 - 20 Mars, 2021

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë  gjatë orëve të fundit. Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Midis të arrestuarve është edhe një 21-vjeçar pasi në rrugën “Lord Bajron”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar pasi gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja” .

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Paligjshëm në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufirit & Migracionit Rinas u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin M. E(K)., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja” .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 19 vjeç, pasi me datë 17.03.2021, ka vjedhur disa produkte të ndryshme në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 43 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve ;

-D. T., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit ;

-I. Gj., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l.

  • Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore.  Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!