Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po udhëtonte me shoferin, “Benz-i” i Edmond Çekiçit shoshë me plumba

schedule10:25 - 20 Mars, 2021

schedule 10:25 - 20 Mars, 2021

Kjo është makina në të cilën u ekzekutua mëngjesin e sotëm, Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Edmond Çekiçi. Nga pamjet shihen shenjat e plumbave në xhamin e derës së automjetit nga ana e pasagjerit, duke lënë të kuptohet se autori ka qëlluar me breshëri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, Çekiçi udhëtonte me mjet shoferin e tij dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment shoferi ka dalë për të pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura  në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Sipas burimeve të policisë ishin dy persona të maskuar, të veshur me rroba ushtarake, që organizuan ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Lexo edhe: Pjesë e bandës së Durrësit, kush është Edmond Çekiçi: Doli nga burgu prej Covidi-t

40-vjeçari njihej në Durrës si ish anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai ishte emër mjaft i skeduar për policinë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra penale. Për herë të fundit ai është arrestuar pasi u kap me armë në shtator të vitit 2020, ndërsa u lirua nga burgu pasi dyshohej se kishte shenja të Covid. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!