Pjesë e bandës së Durrësit, kush është Edmond Çekiçi: Doli nga burgu prej Covidi-t

schedule09:59 - 20 Mars, 2021

schedule 09:59 - 20 Mars, 2021

Edmond Koçi mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e sotëm në Durrës. 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri në lagjen 16 të qytetit dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Viktima njihej ndryshe si Edmond Çekiçi dhe është i skeduar si pjesë e bandës kriminale të Lul Berishës. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu për shkak të Covid-it.

Lexo edhe: Autorët i prenë rrugën, si u ekzekutua ish-anëtari i bandës së Lul Berishës në Durrës

Si ndodhi ngjarja:

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, Çekiçi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i tij për te pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz  me targa të vjedhura  në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Kush është Edmond Çekiçi:

Edmond Çekiçi është emër i njohur për policinë. Mësohet se ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

40 vjeçari ka qenë anëtar i bandës së Durrësit, dhe disa herë është shoqëruar dhe dënuar me burg. Për herë të fundit ai është arrestuar në 24 shtator 2020, pasi është kapur me armë.  Ai konsiderohej nga policia si person me rrezikshmëri të lartë.  40-vjeçari doli nga burgu në shtator pasi kishte shenja të Covid. g.v/abcnews.al