I vodhi 175 mijë £ yllit të City, gjykata dënon keqbërësin me 3.6 vite burg

schedule18:20 - 19 Mars, 2021

schedule 18:20 - 19 Mars, 2021

Sharif Mohamed është dënuar me tre vite e tetë muaj burg, pasi vodhi yllin e Manchester City, Riyad Mahrez. Organet e drejtësisë në Britaninë e Madhe kanë marrë vendim, për një ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2017.

Mohamed i kishte marrë kartën e kreditit yllit algjerian. Mashtruesi  shpenzoi plot 175.000 sterlina në total. Në atë kohë lojtari luante për Leicester City dhe iu deshën plot pesë javë për ta kuptuar mashtrimin që po ndodhte.

 

Shpenzimet e Mohamed

Sharif ndërkohë bënte jetë luksi në atë kohë më paratë e Mahrez. Sipas raportimit të “The Sun”, 32-vjeçari ka shpenzuar plot 20.000 sterlina në Ibiza në festa të ndryshme si dhe në veshje.

Gjithashtu, mësohet se ai ka luajtur kazino në Britaninë e Madhe, por edhe ka kaluar disa net në hotele me pesë yje. Emri i Mohamed nuk është i panjohur për autoritet britanike, pasi në vitin 2009 u dënua me 45 muaj burg për grabitje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!