Chelsea zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Atletico Madrid, kundërshtar të cilin e dominoi mbrëmjen e kaluar në “Stamford Bridge”. Takimi përfundoi 2-0 për djemtë e Thomas Tuchel (Chelsea fitoi 1-0 edhe takimin e parë), të cilët kaluan në çerekfinalet e Champions League.
Joe Cole, ish-sulmuesi i Chelsea, Liverpool dhe kombëtares angleze, është tallur keq me skuadrën e Diego Simeones në analizën e kryer në BT Sport. “Dukej sikur Chelsea po luante me një skuadër të fortë të Championship ose kundër një skuadre mesatare të Premier League“.
“Colchoneros” nuk i mjaftoi as Luis Suarez, i cili ka harruar të shënojë në transfertat e Champions League. “El Pistolero” realizoi sezonin e kaluar me Barcelonën në humbjen e turpshme 2-8 ndaj Bayern Munchen, por sfida u luajt në fushë neutrale.
Goli i fundit në transfertë në një takim të turneut më prestigjioz për klube? Në “Olimpico” kundër Romës, sfidë që u luajt më 16 shtator të vitit 2015 dhe përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al