Është gjetur i vdekur në Fier, Demokrat Medinaj, 29-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë gruan e tij duke i marrë jetën. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i riu ka varur veten, pas krimit të rëndë.
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi gjetën një kufomë në fushën ku hidhen plehrat e qytetit, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.
Uniformat blu të Fierit sqarojnë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa është dërguar në morg për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Medinaj ishte në kërkim nga policia, pasi vrau gruan në banesë u largua menjëherë. 29-vjeçari vrau në mënyrë makabre gruan duke e goditur 31 herë me thikë në çdo pjesë të trupit. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve dhe gjithçka ka ndodhur para syve të tyre.
Lexo edhe: U godit 31 herë me thikë nga bashkëshorti, familjarët: 28 vjeçarja ishte shtatzënë
Po ashtu e reja ishte shtatzënë në pritje për tu bërë nënë për herë të tretë. Ende nuk dihet motivi që e shtyu të riun të vriste gruan, ndërsa të afërmit kanë thënë se çifti shkonte mirë dhe se nuk kishin probleme.
Ata jetonin në banesën e tyre në lagjen Sheq i Madh në Fier së bashku me prindërit e 29-vjeçarit, ndërsa kishin gjendje të mirë ekonomike.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditen e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al