“Rastet globale me Covid-19 në rritje, por numri i vdekjeje po pëson ulje”

schedule15:53 - 17 Mars, 2021

schedule 15:53 - 17 Mars, 2021

Rastet globale me koronavirus janë rritur me 10 për qind gjatë javës së shkuar, por numri i vdekjeve është në rënie.

Lajmin e bën të ditur OBSH në përditësimin e përjavshëm rreth situatës epidemiologjik në botë. Sipas raportit, mbi tre milion raste të reja u regjistruan. Numri i të infektuarve arriti pikun në fillim të janarit, më pas ra në javën që nisi më 15 shkurt. Ndërsa, shifrat vijojnë të rriten për tre javët e fundit, raporton CNN, përcjell abcnews.al

Të gjitha rajonet e OBSH-së kanë raportuar një rritje të rasteve të reja përveç Afrikës. Kurse, numri i rasteve fatale vijon të ulet. Shifrat janë nën 60,000, nga një pik prej mbi 95,000 vdekjesh në javën që fillon më 18 janar.

Hera e fundit që numri i vdekjeje ishte kaq i ulët ishte katër muaj më parë. Po ashtu, sipas OBSH, këtë javë vdekjet u rritën në dy rajone të OBSH-së: Mesdheun Lindor dhe Paqësorin Perëndimor.

Mbi 80% e rasteve të reja të raportuara dhe vdekjeve janë të regjistruara nga Amerikat dhe Evropa. Brazili raportoi po ashtu numrin më të lartë të rasteve të reja, pak më shumë se 494,000, ndjekur nga SHBA-të, Franca, Italia dhe India. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!