Opozita në Kosovë, përpjekje për pengimin e negociatave me Serbinë

schedule10:58 - 13 Shtator, 2018

schedule 10:58 - 13 Shtator, 2018

Opozita në Kosovë është duke bërë përpjekjen e dytë për miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë, që do të ndalonte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të bisedonte për idenë e tij për shkëmbim territoresh. Kjo është përpjekja e radhës nga opozita për ta miratuar këtë rezolutë, ndërsa seancat e mëparshme kanë dështuar për mungesë kuorumi.

Një prej 40 pikave të rendit të ditës që po diskutohen në seancën e Kuvendit, është edhe miratimi i rezolutës së propozuar nga opozita për dialogun me Serbinë. Në pikën e gjashtë në rend ditë ështe Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!