Venezuela nuk do ta aprovojë vaksinën e AstraZeneca-s

schedule15:35 - 16 Mars, 2021

schedule 15:35 - 16 Mars, 2021

Shkak për mosaprovimin, sipas tij, janë bërë raportimet për viktima të mundshme të shkaktuara nga vaksina. Ajo tha se presidenti Nicolas Maduro nuk do të japë licencë për përdorimin e vaksinës në vend.

Lajmi vjen në një kohë kur vendet evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine prej frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku. Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel shteteve që të vijojnë me vaksinimet ndërsa thekson se nuk ka prova që vaksinat t’i kenë shkaktuar mpiksjet e gjakut.

Venezuela pritet të marrë më shumë se 1.4 milionë doza nga AstraZeneca përmes mekanizmit COVAX por dërgesa e saj varet nga pagesat e vendit për programin, sipas zyrtarëve të Organizatës Shëndetësore Panamerikane gjatë javëve të fundit.

Vendi ka miratuar përdorimin e vaksinës Sinopharm të Kinës në fillim të muajit dhe më pas mori gjysmë milioni doza nga Kina. Në fillim të shkurtit, në Venezuelë u dërguan 100,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!