Pas Bashës, edhe kryeministri në Elbasan për Ditën e Verës, pritet me thirrje: Rama ik

schedule10:37 - 14 Mars, 2021

schedule 10:37 - 14 Mars, 2021

Pas minuta pas kryedemokratit Lulzim Basha, në sheshin e qytetit të Elbasanit ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kremtuar ditën e verës, ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë është hasur me disa simpatizantë të PD që kanë thirrur “Rama ik”, ndërkohë që mes tyre dhe mbështetësve të PS që shoqëronin Ramën ka pasur edhe një përplasje verbale.

Në pamjet që sjell gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj vihet re një numër i lartë qytetarësh të mbledhur për të festuar ditën e verës duke shkelur distancën fizike për parandalimin e përhapjes së COVID./mv.abcnews.al