Prova e parë nuk doli e keqe.
Një skuadër shqiptare pa asnjë lloj përvoje në këto nivele të kupave të Europës, mori pikë në Arenën e saj ndaj një rivali superior, dhe tregoi se mund të mbijetojë.
Egnatia, pas barazimit 1-1 me rivalin danez Mitjiland, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, do të ketë sonte provën e dytë, sërish përballë një kundërshtari danez.
Do të luhet me nisje nga ora 21:00 në stadiumin e rivalit Arhus, I cili pritet të jetë më I fortë sesa Mitjilandi, qoftë edhe për faktin e thjeshtë se është kampion në fuqi I vendit.
Skuadra shqiptare udhëtoi drejt veriut, e ndërgjegjshme se do të jetë e vështirë, dhe se shanset për rezultat pozitiv nuk I ka shumë të mëdha.
Parashikimet janë të tilla, ndonëse përballjet vendosen gjithmonë në fushë.
Trajneri Nevil Dede thotë se Egnatia është e përgatitur siç duhet, se është mësuar me ngarkesën e dy ndeshjeve në javë, dhe se nuk ka mungesa me përjashtim të Bakajokos.
Ai kërkon vetëm një gjë nga lojtarët e tij.
Sink Dede
Egnatia u bë e dyta skuadër e Superligën shqiptare që arrin fazën e grupeve në kupat kontinentale, pasi më herët ishte Skënderbeu që u kualifikua dy herë në grupet e Ligës së Europës.


