Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reali mbetet “ i madh” në Champions/ Champions, Leipzig bie në “Santiago Bernabeu” me shifrat 4-1

schedule12:44 - 22 Tetor, 2026

schedule 12:44 - 22 Tetor, 2026

E bëri detyrën, dhe duket se nuk I meriton aq shumë kritikat.

Reali fitoi ndeshjen e radhës në Champions, të tretën radhazi në tri të tilla këtë sezon, dhe statistika na thotë se është shumë pranë asaj që ka bërë Barcelona.

Lajpcigu u mund 4-1 në “Santiago Bernabeu”, me lojë bindëse dhe epërsi, dhe tani madrilenët kanë 10 fitore e dy humbje në total këtë edicion, ndaj 11 fitoreve dhe një humbjeje të rivalit të madh katalanas.



Jo edhe aq keq, apo jo.

Gjithsesi, fitorja ndaj gjermanëve ishte edhe për meritë të portierit Kurtua që bëri dy mrekulli në pjesën e parë, përpara sesa “merengesit” të dilnin në lojën e tyre.

Bernardo Silva shënoi golin e parë në 44’, dhe Arda Gyler dyfishoi shifrat menjëherë pas pushimit, në 52’.

Trajneri Zhoze Murinjo deklaroi se nëse ata të dy do të kishin qenë që nga fillimi në fushë në Romë, Reali do të kishte shënuar pesë gola.

Kilian Mbape e bëri detyrën me rrjetën në 83’ përpara sesa francezi Gomis të shkurtonte shifrat për Lajpcigun në 85’, dhe Jan Diomande në vuloste shifrat 4-1, tri minuta para fundit.

Reali është ndër vendet e para në grupin e Championsit me 9 pikë të plota, ndërsa të dielën luhet “El Klasiko” në “Kamp Nou”, një duel thuajse vendimtar në La Ligë ndaj Barcelonës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!