Kalimi në dixhital, qytetarët nuk gjejnë dekodera në dyqane

schedule15:12 - 11 Shtator, 2018

schedule 15:12 - 11 Shtator, 2018

Ndërprerja e sinjalit për transmetimet televizive analoge për zonën e Tiranës dhe Durrësit në dyqanet e pajisjeve elektroshtëpiake riktheu radhët. Qytetarët që nuk kishin një marrës tokësor DVB- T2 iu desh të prisnin me orë për të blerë dekoderat, pajisja që iu mundëson rikthimin e sinjalit televiziv.

“Është hera e tretë që vij, por nuk mund të  rri ka shumë se unë jam edhe me tension. Ne pensionistët në të gjithë botën nuk ka stacione private me pa sport, por të degjojmë lajmet e Tiranës të vij të blej unë që e kam televizorin e vjetër”, tha një qytetar.

“Të paktën të na kishin lënë një javë afat. Në datë nëntë na lajmëruan, në 10 e mbyllën. Do rri ta pres se mbrëmë mezi më ka zënë gjumi”, u shpreh një qytetare.

“Dje që u pre sinjali u qepëm menjëherë këtu. Në këtë kohë të rrish pa televizor…”, tha një qytetar tjetër.

Disa ankohen për çmimin.

Pyetje: “Sa prite në radhë”?

Qytetari: “Dy orë.”

Pyetje: “Ia vlente çmimi”?

Qytetari: “S’ia vlen fare, por çfarë të bëjmë”.

Të tjerë janë të paqartë për instalimin e pajisjes. Ka edhe nga ata që iu desh të rikthehen në shtëpi duarbosh. Shitësit njoftuan se dekoderat mbaruan.

Mungesa e dekoderave nuk iu intereson qyetarëve, të cilët kërkojnë të infromohen në shtëpitë e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!