Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat në Mianmar, 4 të vrarë nga forcat e policisë gjatë ditës së sotme

schedule15:55 - 13 Mars, 2021

schedule 15:55 - 13 Mars, 2021

Forcat e sigurisë në Mianmar qëlluan dhe vranë të paktën katër persona të shtunën ndërsa u përpoqën t’i jepnin fund demonstratave në vend.

Tre viktima u raportuan në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, dhe një në Pyay, një qytet në jug të Mianmarit. Eksperti i pavarur i të drejtave të njeriut të OKB për Mianmar, Tom Andreqs, tha të enjten se sipas disa raporteve forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 70 persona.

Ai gjithashtu përmendi provat në rritje të krimeve kundër njerëzimit që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Sipas mediave sociale tre persona u vranë të premten në Yangon. Dy viktima u raportuan në qytetin Thaketa të Yangon, jashtë një stacioni policie. Një turmë ishte mbledhur atje për të kërkuar lirimin e tre të rinjve.

Një tjetër viktimë që u raportua të premten, bëhej fjalë për një 19 vjeçar nga Hlaing. Policia ka patrulluar gjatë natës, duke qëlluar në ajër dhe duke përdoruar granata për të trembur protestuesit.

Ata gjithashtu kanë kryer sulme të synuara, duke marrë njerëz nga shtëpitë e tyre. Në të paktën dy raste, të arrestuarit vdiqën në paraburgim brenda disa orësh që nga arrestimi.

Grushti i shtetit në 1 shkurt përmbysi qeverinë pro-demokracisë në Mianmar, e cila për pesë dekada ishte nën sundimin e rreptë ushtarak që çoi në izolim dhe sanksione ndërkombëtare. Partia Lidhja Kombëtare për Demokracinë e Suu Kyi fitoi me një diferencë të thellë vitin e kaluar.

Ajo do të qëndronte në pushtet për 5 vite por në vend të kësaj Suu Kyi dhe Presidenti Win Myint dhe anëtarët e tjerë të qeverisë u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!