Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sergio Agueros në fund të sezonit. Sulmuesit të Manchester Cityt është drejt përfundimit të kontratës dhe deri më tani nuk ka patur asnjë sinjal për rinovimin e saj.
Në ditët e fundit jashtë shtuar zërat se ai mund të largohet nga “Qytetarët”, të cilët kanë filluar të marrin dhe masat e para për ta zëvendësuar argjentinasin. Sipas raportimit të “Cuatro”, klubi anglez kërkon të transferojë Joao Felix.
Ylli i Atletico Madrid konsiderohet si një talent i madh dhe do të përshtatej shumë mirë me skemat e Guardiolës. Nga ana tjetër Simeone do ta linte të largohej portugezin, pasi ende nuk është bindur për aftësitë e tij. /abcnews.al