Marrëveshja për gazin e lëngshëm në Vlorë, Rama-investitorit amerikan: Sapo ratë në “kurth”

schedule18:05 - 12 Mars, 2021

schedule 18:05 - 12 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama e quajti një hap të jashtëzakonshëm marrëveshjen e nënshkruar me investitorët amerikanë për konvertimin e termocentralit të Vlorës nga nafta në gaz. Rama tha se kjo është nisja e epokës së artë në Shqipëri që do të hyjë në historinë e rajonit si projekti i dytë madhor pasi atij për ndërtimin e Skavicës.

Në fund të fjalës së tij Rama iu drejtua investitorit amerikan duke deklaruar se tashmë që ka ardhur njëherë në Shqipëri ka rënë në “kurth”, sepse e ardhmja do i japë më shumë mundësi për të qëndruar në vendin tonë.

“Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane. Duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyrore dhe duke ia dalë të vëmë në jetë një nga investimet e së kaluarës që ka qenë një dështim është shumë e rëndësishme. 130 mln dollar u shpenzuan shumë keq.

Konvertimi i termocentralit nga nafta në gaz është një hap i jashtëzakonshëm. Nuk e di nëse e keni dhe ju në Amerikë, por ne e kemi në Shqipëri shprehjen që me një gur vrasim dy zogj. Epoka e artë e gazit e parashikuar nga agjencia ndërkombëtare e energjisë po shfaqet mirëfilli sot. Unë besoj fort se kur të shkruhet historia e shekullit 21, historianët do reflektojnë për zanafillat e epokës së artë për rajonin tonë.

Do të jetë i pandashëm nga kjo histori e kësaj epoke të artë duke treguar jo vetëm fuqinë e vizionit por edhe fuqinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Faleminderit të gjithëve. Nuk jam i lumtur që nuk jam atje. Shqipëria ka një dobësi. Shqipëria nuk është për të shkuar për ata që nuk e njohin por ata që vijnë nuk ndahen prej saj. Jam i bindur miku im që tashmë keni rënë në kurth dhe e ardhmja do ju japë më shumë arsye për të qëndruar në Shqipëri”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!