Vlorë, gjendet i vrarë një fëmijë

schedule18:02 - 10 Shtator, 2018

schedule 18:02 - 10 Shtator, 2018

Një 13-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë në Vlorë. I mituri është vetëvrarë me armën pa leje që mbante fshehur i ati pas një grindje që pati me këtë të fundit.

Një sherr me babain e tij dyshohet se e çoi 13-vjeçarin nga Vlora t’i japë fund jetës. I mituri u gjet i vetëvrarë me pistoletë në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.

Arma më të cilin kreu krimin fëmija ndodhej brenda një banese, e cila ishte ngritur shumë prane stanit në pronësi të familjes Aliaj. Mësohet se 13-vjeçari gjatë ditës kishte bërë një sherr me prindërit për shkak se ka lëvizur makinën e të atit pa leje duke shpuar edhe gomën.

Pas grindjes, fëmija është nisur i zemëruar drejt banesës ku fshihej arma tip pistoletë TT. Në një gjendje të rënduar psikologjike, 13-vjeçari ka qëlluar veten me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Kur mbërriti i ati, ai kishte ndërruar jetë.

Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e familjes Aliaj është gjetur edhe një armë tjetër çifte, por me leje. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë, por nuk ka njoftime për të shoqëruar nga të afërmit.

/abcnews.al