Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme konferencën online me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama e nisi fjalën e tij me dy kryesueset e listës, doktoreshë Najada Çomon dhe profesoreshën e inxhinierisë së ndërtimit Luljeta Bozo për të cilët tha se janë dy profesioniste që do të kontribuojnë për vendin.
Ndërsa falënderoi të gjithë kandidatët që iu bashkuan Partisë Socialiste , Rama gjithashtu theksoi se askush nuk duhet të harrojë fokusin kryesor që sipas tij është progresi i punës së kësaj force politike.
“Cilësia që i bashkon të gjitha njerëzit në këtë skuadër është ajo e një njeriu që ka jetua gjithë kohën me profesionin tij dhe që e duan. Luljeta Bozo është një frymëzim për ne. Në certifikatën e saj ajo dëshmon se mosha e vërtetë është mosha e shpirtit dhe e mendjes.
Se pasioni, energjia dashuria për atdheun nuk ka kufi moshe. Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, në të njëjtën kohë përfaqësuesja e tyre dhe e denjë e një përpjekje tërësore ku humbë jetën disa kolegë dhe kolege të saj në këtë betejë të egër”, tha Rama.
Falënderoj të gjithë kapitenët e skuadrave tona që iu përgjigjën menjëherë ftesës për tu përfshirë në këtë mision. Faleminderit të gjithë atyre që hynë në këtë skuadër nga rruga e platformës së re “Deputeti që Duam”.
Faleminderit dhe atyre që e dhanë kontributin që nga fitorja e vitit 2013 edhe pse nuk janë më në formacion do të jenë me ne deri në minutën e fundit të kësaj ndeshje dhe patjetër do të jenë edhe pas 25 prillit për të fituar betejat tona të përbashkëta.
Ju lutem harrojeni avantazhet se sa shumë kemi bërë në këto dy mandate, harrojeni të gjitha sepse ndeshja jonë fitohet kur hyjnë të gjitha votat në kuti dhe deri në ato moment jemi barazim 0-0. Ndaj të fokusohemi tek progresi i punës sonë.
Qytet më qytet, derë më derë, media më media. Kijeni parasysh ju lutem është shumë me rëndësi se problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çoroditur që në këto 4 vite kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.
Të gjitha pa motor, me Monikën që i bie borive, janë problem siç është problem për çdo skuadër të madhe pasi duhet të gjesh motivim ekstra. Fokusoni tek objektivat duke kërkuar të godisni çdo mendje dhe zemër , të gjithë në sulm , përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë një dhe për të bërë në përshesh. Në sulm për të mbrojtur popullin nga taksa e sheshtë”, tha Rama.
/abcnews.al/


