Numri dy i Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka komentuar emrat e kandidatëve për deputet të dorëzuara një natë më parë në KQZ.
Balla në fjalën e tij ka deklaruar se Najada Çomo dhe Luljeta Bozo janë një vlerë e shtuar për PS, dhe nuk mund të krahasohen me Nard Ndokën dhe me Fatmir Mediun që janë pjesë e listave të koalicionit të BD-së.
Po ashtu, Balla nuk i kurseu ironitë sa i takon kodit zgjedhor dhe mënyrës se si janë hartuar mandatet e deputetëve në çdo qark, ku thekson se drejtuesit e koalicionit kanë probleme me llogaritjen.
“Unë jam ik teti në listë dhe 8 është objektivi jonë i majtë. Unë kam qenë në dilemën i 8 apo i 9 por ka qenë vendimi i kryesisë që të vendosje të gjithë drejtuesit në kufirin minimal. PD e ka vendosur drejtuesin të parë synojnë vetëm një mandat, po ashtu dhe Monika Kryemadhi që shpresoj që të marrë një vendim. Shqipëria e Ardhmja Jonë është një moto që e ka çdo shqiptar, besoj që duhet të kuptoni që partia socialiste është e vetmja forcë që jo vetëm përfaqëson frymën e ndryshimit por ka ditur të rigjenerojë brenda vetes dhe ku njerëzit mund ta besojnë votën për aspiratën e Shqipërisë në BE.
Në këtë këndvështrim nuk dua të bëj komente për listën e Elbasanit sepse një pjesë nuk e njoh dhe s’do ishte e drejtë. Lista e PD në Tiranë, është një përmbyllje fatale e 30 vite tranzicion të Partisë Demokratike. Të shohësh në listë pazare shumë të ulëta. Nuk e di ç’kërkojnë në listën e PD Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, nuk gjej dot arsye, ç’kërkon Fatmir Mediu apo Dashamir Shehi. kë do votojnë demokratët? Ndjesë që flas në emër të një demokrati të thjeshtë të Tiranës”, ka thënë Balla.
Ndër të tjera në fjalën e tij numri dy i partisë Socialiste ka komentuar dhe përfshirjen e doktoreshën Najada Çomo dhe Luljeta Bozos në listat e PS-së për Tiranën.
“Najada Çomo, Luljeta Bozo janë pjesë e betejave dhe janë disa beteja që ne kemi marrë përsipër që t’i çojmë deri në fund. dhe këto zonja kanë bërë maksimumine tyre në këto beteja të vështira.A besoni ju se mund të krahasohet Najada Çomo me Nard Ndokën dhe Sali Berishën?
Apo mund të krahasohet Luljeta Bozo me Fatmir Mediun apo Shpëtim Idrizin?
Jam shumë krenar për listën e Elbasanit.
Diçka e fundit për listat. Këta paskan të gjithë probleme me matematikën. Kodi Zgjedhor është i qartë, në Elbasan janë 14 vende për deputet, Kodi thotë në listë mund të shtohen jo më shumë se 2 dhe të plot pjestueshme me 3. Në Kukës ku janë 3, shto 2 bëhen 5, nuk plotpjestohet me 3, pra mbeten 3. Në pedagogjiken e Elbasanit do shtojnë një kurs matematike për PD”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al