Dashi
Në vend që të mendoni për aventura dhe ta tradhtoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite, mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të mendoni si ta bëni jetën në çift sa më të bukur. Beqarët do jenë joshës dhe do marrin propozime pa fund. Shumë gjëra kanë për të qenë më ndryshe për ta. Në planin financiar fati do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Demi
Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë gjithë kësaj dite. Përfitoni për të folur hapur për një temë delikate, të cilën prej kohësh e keni lënë mënjanë. Beqarët do realizojnë disa takime të veçanta, të cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Buxhetin do e keni gjithë kohës në vëmendje dhe nuk pritet asnjë vështirësi apo problem.
Binjakët
Ditë shumë e shpërqendruar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh në asnjë moment me partnerin dhe mund të keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do jenë të sinqertë me ata që do i joshin dhe nuk do pranojnë të fillojnë një lidhje vetëm për të mos qëndruar vetëm. Në planin financiar mos u tregoni aspak impulsivë, sepse do gaboni rëndë.
Gaforrja
Gjithçka që keni dashur do mund t’ju realizohet gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Beqarët me shumë gjasë do bien në dashuri me të parin që do ju dalë para dhe do fillojnë me të një histori dashurie të veçantë. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e Mërkurit, prandaj gjërat do ecin mirë.
Luani
Pasioni do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, kështu që shfrytëzoni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Beqarët do fillojnë shumë shpejt një lidhje, e cila do i bëjë të emocionohen pa masë. Do ndihen më në fund të plotësuar. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm dhe mos hidhni hapa të nxituar, sepse në një moment apo në një tjetër situata mund t’ju dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Në jetën tuaj në çift gjithçka do shkojë më së miri sot. Do kuptoheni edhe me sy me partnerin, kështu që nuk do lindë asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa masë. Hëna do jetë e pozicionuar negativisht në qiellin e financave dhe do ju dalin probleme të njëpasnjëshme. Tregohuni sa më të matur.
Peshorja
Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do mundoheni ta surprizoni tjetrin dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqarët do ndihen të sigurt për hapat që duan të hedhin dhe nuk do gabojnë. Më e rëndësishmja është që zemra do t’ju rrahë fort. Buxhetin do e keni kujdes dhe do mundoheni të mos shpenzoni shuma të mëdha.
Akrepi
Ata që janë në një lidhje do ndihen më të dashuruar se kurrë me partnerin e tyre dhe do ndihen gati të bëjnë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me dikë që kohë më parë e kanë tallur dhe e kanë anashkaluar. Ja që jetës asnjëherë nuk i dihet. Me financat do ju ecin punët më së miri. Mos u shqetësoni për asnjë gjë.
Shigjetari
Partneri juaj nuk do jetë në humorin më të mirë gjatë kësaj dite, kështu që do ju duhet shumë durim për të mos krijuar një klimë të nxehtë. Beqarët do e shijojnë pa fund vetminë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt për ta pasur në krah. Në planin financiar do ketë probleme të njëpasnjëshme, të cilat do i detyrojnë të kërkojnë ndihmë nga familjarët.
Bricjapi
Ditë shumë sensuale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra kanë për të qenë më ndryshe dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët do refuzojnë çdo lloj ftese, sepse do duan ta shfrytëzojnë edhe për disa kohë vetminë. Vetëm se do harrojnë që disa mundësi jepen vetëm njëherë në jetë. Për financat do përkujdeseni deri në detaj dhe nuk do keni vështirësi.
Ujori
Duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë gjatë kësaj dite juve që keni një lidhje, përndryshe rutina do ju pushtojë dhe jeta do ju bëhet më e zymtë. Beqarët do jenë më me fat, vetëm se pëlqimet duhet t’i shprehin sa më shumë. Financat do i menaxhoni më së miri dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme. Rreziqe nuk duhet të ndërmerrni për asnjë çast.
Peshqit
Do keni ide shumë të mira gjatë gjithë kësaj dite dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Partneri do ju dashurojë pa fund në çdo çast. Beqarët do realizojnë disa takime interesante, por do marrin kohën e duhur për t’u njohur më mirë e më pas për të vendosur çfarë do bëjnë. Në planin financiar do ju ofrohen mundësi të mira për ta ndryshuar sa më shpejt situatën.


