Konflikti mes të rinjve në Rrogozhinë, policia arreston tre të plagosurit, shpall në kërkim autorin

schedule11:01 - 9 Mars, 2021

schedule 11:01 - 9 Mars, 2021

Policia e Kavajës ka arrestuar tre të plagosurin një ditë më parë në Rrogozhinë dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Albi Juba nga Peqini, shok me tre të plagosurit.

LEXO EDHE: EMRAT/ Nxjerrin armët pas sherrit në Rrogozhinë, tre të plagosur, njëri rëndë

Ndër të tjera mësohet se mbi të plagosurit , dy vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba si dhe Klajdi Lluca, rëndon akuza e tentativës për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë, ku për shkak të një konflikti për motive banale janë plagosur tre persona.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. J., 27 vjeç, J. J., 24 vjeç, dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.

Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  dëmtuar me armë zjarri shtetasi  K. Ll. dhe E. J., si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për  kapjen e shtetasit A. J./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!