Drejtuesi politik i demokratëve për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka vlerësuar ish-ministren Eglantina Gjermeni, e cila nuk do të jetë në listat e PS si kandidate për deputete.
Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama largoi të vetmen deputete të nderuar në qarkun e Durrësit.
Lexo edhe: Ishte “yll në ngjitje gjatë” mandatit të parë, ish-ministrja e Ramës nuk futet në listat e PS
Mesazhi i plotë:
Gati dy jave me pare isha i ftuar ne nje emision debati ne TVSH.
Nder te tjera, moderatori me pyeti per listen aktuale te deputeteve te PS ne qarkun e Durresit.
“Perfaqsues te krimit dhe te korruptuar”- ishte me pak fjale pergjigja ime
Pothuaj njekohesisht, panelistet qe drejtojne dy media teresisht ne sherbim te “rilindjes” , u hodhen e me pyeten si per te me kapur : “ Edhe Eglantina Gjermeni?”
Mendova nje here ti shmangem pergjigjes , po pastaj mu duk e ndershme te pergjigjem drejte dhe ju thashe:”Pervec Eglantina Gjermenit, per ate nuk kam cfare te them…”
Te dy panelistet u kenaqen qe me ne fund “me kapen” tek nje pike! Nuk e di cdo thonin sot ata , panelistet? Sot qe Rama largoi te vetmen deputete te nderuar qe kishte ne qarkun e Durresit dhe me siguri do te konfirmoje aty gjithe ata qe tanime publikisht njihen si perfaqsues direkt te krimit ne Parlament.