Kastellorizo, ishulli grek ku të gjithë banorët janë vaksinuar

schedule14:51 - 8 Mars, 2021

schedule 14:51 - 8 Mars, 2021

Kastellorizo ​​nuk ka asnjë të infektuar  me koronavirus. Të gjithë 500 banorët e ishullit të vogël grek janë vaksinuar.

Që nga marsi i kaluar, vetëm një rast me COVID-19 është zbuluar në ishull. Vendasit janë treguar gjithmonë shumë të  kujdesshëm, pasi kushdo që mbërrin në ishull duhet të kryejë testin për covid.

Maria Lazaraki ishte një nga të parat që u vaksinua. Restoranti i familjes së saj është ende i mbyllur, por 90-vjeçarja pëlqen të gatuajë për nipërit e mbesat e saj.

“Ne u vaksinuan, morëm  dozën e parë dhe 15 ditë më vonë të 2-tën. E gjithë popullata u vaksinua, nga 20 në 94 vjeç.

Peshkatari Michalis Matsos ka pësuar dëme të konsiderueshme financiare për shkak të pandemisë. Ai shpreson që situata të përmirësohet në muajt e ardhshëm.

Sa i përket verës, Kastellorizo ​​mbështet propozimin e qeverisë greke për lëshimin e një çertifikate vaksinimi.

“Vaksinimi ka ndihmuar në psikologjinë tonë, ne ndihemi shumë më mirë”, tha nënkryetari i ishullit, Stratos Amigdalos.

“Ne kemi pasur shumë ankth, frikë dhe pasiguri. Ne nuk ishim në gjendje të trajtonim një numër të madh të rasteve me COVID-19. Unë mendoj se gjërat do të përmirësohen, tha ndër të tjerash ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!